Pyetja që i dogji Ruçit në Kuvend, Murrizi: A ka pasur kurajon të shohë ç'e lidh me Sigurimin e Shtetit?

“Sa nga këta 140 deputetë që nga kryetari Gramoz  Ruçi kanë pasur kurajën për të parë të kaluarën e tyre çfarë i lidh me Sigurimin e Shtetit?”

Kjo ka qënë pyetja e drejtpërdrejtë,  që deputeti demokrat Myslim Murrizi i ka drejtuar sot në Kuvend, Gentiana Sulajt, kryetares së Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Me këtë pyetje, që i ndryshoi mimikën kryetarit të parlamentit, Murrizi ka shënuar edhe lëvizjen e parë të opozitës sot në Kuvend, ku priten zhvillime të forta.

“A mendoni se duhet ndryshuar ky ligj për të qënë më efiçent për organin më famëkeq të Sigurimit të Shtetit – pyeti Murrizi, -  dhe a mendoni se ka ardhur koha që të pastrojmë jetën publike, politike dhe administrative të këtij vendi nga ish-sigurimsat dhe bashkëpunëtorët e tyre? E dyta. Sa nga këta 140 deputetë që nga kryetari Ruçi deri te më i riu kanë pasur kurajën t’i drejtohen Autoritetit të Dosjeve për të parë të kaluarën e tyre çfarë i lidh me Sigurimin e Shtetit? Sa nga qeveria, kryeministri, ministrat, zv.ministrat, drejtorët e drejtorive, sa të zgjedhur kryetarë bashkie i janë drejtuar këtij Autoriteti për të parë të kaluarën e tyre me Sigurimin e Shtetit?”/ar.sh/SYRI.NET