Ksamili, një prej destinacioneve më magjepsës të 2018-ës

“The Points Guy” është portali më i famshëm amerikan i udhëtimeve, i cili cakton destinacionet verore që duhet të vizitohen medoemos këtë verë.

Mes disa prej plazheve më të bukura të Europës, renditet edhe plazhi i Ksamilit.

Portali e krahason rivierën shqiptare me atë italiane dhe franceze. Ishujt e Ksamilit cilësohen si një koleksion simpatik vendesh të pabanuara.

“The Points Guy” shkruan:

Riviera shqiptare është po aq e mrekullueshme sa riviera italiane e franceze. Ishujt e Ksamilit janë një koleksion simpatik ishujsh të pabanuar, në të cilat shkohet me varkë.”