Tension në veriun e Kosovës, MPJ paralajmëron arrestimin e Vulin, nëse hyn në Kosovë

Këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli paralajmëroi se hyrja ilegale e kujtdo në territorin e Kosovës do të pasohet me zbatimin e ligjit nga Policia e Kosovës.

Gjithashtu Jetlir Zyberaj, shkruan në një postim në facebook "se secili provokim që mund të bëhet, pasojat do ti bartë Beogradi ngase provokime te tilla i bën qëllimshëm. "

Zyberaj këtë paralajmërim e ka bërë sot, pasi flitet se ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksander Vulin ka paralajmëruar hyrjen në Kosovë për shkak të festës së Vidovdanit.

Ja shënimi i plotë  tij në facebook

Secili provokim që mund të bëhet, pasojat do ti bartë Beogradi ngase provokime te tilla i bën qëllimshëm. Partnerët ndërkombëtarë janë të njoftuar për secilin veprim tonin.
Pertej konspiracioneve qe rendom prodhohen pastaj, është shumë e qartë se futja ilegale e kujtdo ne territorin e Kosoves, nenkupton zbatim te ligjit nga policia e Kosoves.

Ndërkohe është bërë e ditur se forcat speciale të Policisë së Kosovës janë nisur tashme për në veri për të siguruar rendin dhe qetesinë atje.