Plagosi me thikë dy persona, arrestohet. Ja emri

Ka plagosur me thikë dy shtetas por ka rënë në flagrancë në prangat e policisë, ngjarja ndodhi në Elbasan dhe në prangat e policisë ka rënë 19 vjeçar Qemal Peqini i cili në ambjentet e jashtme të një lokali për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës thikë shtetasit A.Ç., 19 vjeç, dhe e S.T., 18 vjeç, banues në lagjn "28 Nëntori", Elbasan.

Ja njoftimi i plotë i policisë Elbasan:

Plagos me armë të ftohtë (thikë) dy shtetas, arrestohet në flagrancë nga Policia. Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan,u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

• Qemal Peqini ,19 vjeç, banues në lagjen "Beqir Dardha", Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas në lagjen "28 Nëndori", Elbasan, në ambjentet e jashtme të një lokali për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës thikë shtetasit A.Ç., 19 vjeç, dhe e S.T., 18 vjeç, banues në lagjn "28 Nëntori", Elbasan.Pas marrjes së njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjare dhe falë veprimeve të shpejta hetimore u indetifikua dhe u arrestua shtetasi që dyshohet se është autori i plagosjes së dy shtetasve.

Të plagosurit janë trasportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, dhe ndodhen nën kujdesjen e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale, "Plagosja e rëndë me dashje", dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta", të parashikuar nga nenet 88, 279 të Kodit Penal.