Serbi e fyen rëndë: Ja si i përgjigjet Emina Çunmulaj

Shkëlqimi i shqiptarëve në botërorin e Rusisë ka mobilizuar serbët për t’u shfaqur trima në tastatura.

Fqinjët tanë veriorë po reagojnë në secilin rast përmes komenteve duke shpërthyer në sharje e ofendime.Viktima e rradhës ka qenë Emina Çunmulaj e cila më mengjës ka përcjellur ndeshjen e Zvicrës ndaj Kosta Rikës duke shprehur përkrahjen për golashënuesin, Blerim Xhemajli dhe djemtë e tjerë.

Kaq ka mjaftuar që në Instagram një serb ta ofendojë në mënyrën më të rëndë të mundshme duke e quajtur edhe prostitutë.Por si ka reaguar Emina?

Ajo ka vendosur ta demaskojë në një postim me emër e mbiemër duke u shprehur: ‘Injorant! Askush s’mund të ndihmojë kur je një idiot.Ky është një dështak që mendon se mund të ma prishë ditën Jo, unë thjesht do të ekspozoj’.