Mbërrin për testet mjekësore, Milani transferon ish-lojtarin e Barcelonës

Milani dje mori lajmin e dënimit nga UEFA që e pezullon një vit nga kupat e Europës.

Rosonerët mund të apelojnë në CAS dhe ky dënim të zbritet ose të anulohet, megjithatë, Milan ka bërë një tjetër “goditje” në merkato, shkruan "Football-Italia", raporton SYRI.net.

Ata kanë arritur marrëveshje me ish-futbollistin e Barcelonës, Alen Halilovic.

Ai ka arritur në Milano për të kryer vizitat mjekësore dhe pasdite pritet të nënshkruaj kontratën me klubin e ri.