Lufta me armë në Kinostudio, kush është i 'forti' që u plagos

Kanë dalë detaje të reja nga përplasja me armë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Kinostudio  dhe ku mbeten të plagsur 3 persona. Burime policore bëjnë të dutur se për këtë ngjarje të rëdnë me tre të plagosur, janë shoqëruar 20 persona, të cilët kanë qenë ne zonë gjatë kohës që ndodhi përplasja mes dy grupeve.

Po ashtu raporton bë, një nga personat e plagosur, Rivelino Mumajesi, 36 vjeç, nuk është një emër i panjohur për policinë. Kjo pasi ai në mars të 2017-ës është përfshirë në plagosje me armë zjarri të shtetasit Eduard Duka. Burime policore kanë shpjegura se Mumajesi dyshohet se i dha ndihmë atentatorëve, duke qenë se ishte banor i zonës. Kujtojmë se nga të shtënat me armë të plagosur mbetën edhe shtetasit Juxhin Mumajesi, 24 vjeç dhe Ibrahim Durollari, 28 vjeç.

Konflikti fillimisht nisi në një lokal bastesh dhe më pas vazhdoi në rrugën “Aleksandër Moisiu”, duke lënë në vendngjarje rreth 20 gëzhoja. Sakaq, deri më tani nuk kemi asnjë person të arrestuar, si dhe asnjë armë të sekuestruar. Aktualisht policia po vijon me hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.