Zaev vizitë në Bruksel, do të ketë takim me Donald Tusk

Kryeministri Zoran Zaev sot dhe nesër do të merr pjesë në Forumin “Kran Montana” në Bruksel, ndërsa do të ketë takim edhe me kryetarin e Këshillit të Evropës, Donald Tusk.

Takimi mes Zaevit dhe Tusk pritet të mbahet në orën 02:00 pasdite, gjegjësisht para fillimit të takimit në Këshillin e Evropës.

Vizita e Zaevit në Bruksel vjen pas vendimit të Këshillit të BE-së, që Maqedonia bisedimet për anëtarësim t’i fillojë në qershor të vitit të ardhshëm.