Viza amerikane për pushime? Ambasada ka një porosi kur të shkoni për intervistë

Ambasada amerikane ka dhënë udhëzime sot për qytetarët shqiptare që dëshirojnë viza amerikane për pushime në SHBA. Por, ambasada ka specifikuar një detaj që duhet të mbahet parasysh prej tyre:

"A e dinit se vendimet për vizë në Ambasadën e SHBA-së bazohen në intervistën tuaj dhe jo në dokumentet që keni? Ejani të përgatitur për të biseduar me ne rreth planeve tuaja të udhëtimit dhe lërini dokumentat në shtëpi! " njofton ambasada.

"Nuk keni nevojë të sillni shumë dokumenta shtesë në intervistën tuaj. Procesi i vizave të SHBA përqëndrohet tek intervista. Për t'u përgatitur sa më mirë, shpjegoni planet tuaja të udhëtimit dhe lidhjet në vendin tuaj dhe përgjigjuni disa pyetjeve. Lexoni paraprakisht informacioni tek Travelstate.gov për vizat e vizitorëve."

 Ja shpjegimi edhe me imazhe i ambasadës amerikane: