Lufta me armë në Kinostudio, ja emrat e të plagosurve...

Nga përplasja me armë në Tiranë në zonen e kinostudios janë plagosur tre persona. Ngjarja ka ndodhur mbrëme afër mesnatës dhe ka ndodhur në rrugen Aleksander Moisiu. Konflikti me armë i nisur mes dy grupesh rivale në një lokal bastesh, ka vazhduar në rrugën “Aleksandër Moisiu”, duke lënë në vendngjarje rreth 20 gëzhoja. Janë bërë pubilke edhe emrat e përsonave te plagosur në këtë ngjare të rëndë që janë

Ibrahim Duroallari 28 vjeç.

Rivelino Mumajesi 36 vjeç

Juxhin Mumajesi 24 vjeç.

Nuk dihen shkaqet që kanë sjelle përplasjen me armë por policia njofton  se po punohet për kapjen e atorët.

Burime nga policia kanë thnë për mediat se motivi i kësaj ngjarje lidhet me tregun e narkotikëve, dhe përplasja ka ndodhur mes 2 grupeve rivale për teritorret e shitjes.

Në njoftimin e policisë thuhet se

Më datë 28.06.2018, rreth orës 23:54 në rrugën “Aleksandër Moisiu”, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar, shtetasit J. M., 24 vjeç, R. M., 36 vjeç dhe I. D., 28 vjeç.

Shtetasit e dëmtuar aktualisht ndodhen në spital ku po marrin ndihmë mjekësore (dy nga të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa një në gjëndje më të rëndë shëndetësore).

Po punohet identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.