Luftë me armë në Tiranë, tre të plagosur, njëri rendë, ja cfare thotë policia...

Nga përplasja me armë në Tiranë në zonen e kinostudios janë plagosur tre persona. Ngjarja ka ndodhur mbrëme afër mesnatës dhe ka ndodhur në rrugen Aleksander Moisiu. Konflikti me armë i nisur mes dy grupesh rivale në një lokal bastesh, ka vazhduar në rrugën “Aleksandër Moisiu”, duke lënë në vendngjarje rreth 20 gëzhoja.

Të palgosur kanë mbetur J.M. 24 vjeç, R.M.36 vjeç, I.D.28 vjeç. Ata ndodhen të shtruar në spital për të marrë ndihmen mjeksore. Njëri prej tyre shpjegon policia është në gjendje të rëndë.

Nuk dihen shkaqet që kanë sjelle përplasjen me armë por policia njofton  se po punohet për kapjen e atorët.

Pas vendosjes së shiritit të sigurisë është bërë fiksimi i provave, si edhe shoqërimi në Komisariatin nr.4 të dëshmitarëve okularë, si edhe të personave që kanë dijeni. Po ashtu është ushtruar kontroll në banesat e disa prej të dyshuarve si autorë.

Burime nga policia kanë thnë për mediat se motivi i kësaj ngjarje lidhet me tregun e narkotikëve, dhe përplasja ka ndodhur mes 2 grupeve rivale për teritorret e shitjes.

Në njoftimin e policisë thuhet se

Më datë 28.06.2018, rreth orës 23:54 në rrugën “Aleksandër Moisiu”, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar, shtetasit J. M., 24 vjeç, R. M., 36 vjeç dhe I. D., 28 vjeç.

Shtetasit e dëmtuar aktualisht ndodhen në spital ku po marrin ndihmë mjekësore (dy nga të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa një në gjëndje më të rëndë shëndetësore).

Po punohet identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.