Granit Xhaka flet për ndeshjen çerekfinale kundër Suedisë

Zvicra ka barazuar mbrëmë ndaj Kosta Rikës me rezultatin 2-2, në ndeshjen e fundit të grupit E të Kupës së Botës.

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka zhvilloi një ndeshje të mirë në këtë përballje mjaft të rëndësishme.

Xhaka u shpreh mjaft i lumtur për kualifikimin e mëtutjeshëm.

“16 të fundit! Raundi i ardhshëm ne po vijmë! Jemi gati për të punuar akoma për të vazhduar ëndrrën”, ka shkruar Xhaka ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram.

Zvicra do të luajë në 1/8 e finales me kombëtaren e Suedisë.

Zvicra ka arritur kualifikimin në 1/8 e Kupës së Botës 2018, pasi u pozicionua në vendin e dytë në grupin E.