Ktheheshin nga mbrëmja e Maturës, aksidentohen 3 të rinj fierakë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e shkuar në rrugën Fier - Daullas, pas pas mesnate. Një makinë e drejtuar nga një 18-vjeçar nga Fieri, që kthehej me shokët nga mbrëmja e Maturës, është përplasur me një Benz të drejtuar nga një 19-vjeçar.

Si pasojë, një vajzë pasagjere është plagosur rëndë dhe u dërgua në Spitalin Rajonal Fier, ku iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale. Tashmë ndodhet në reanimacion jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Fierit dha detjae për ngjarjen:

Në datën 28 qershor 2018, rreth orës 00:40, në rrugën Fier-Daullas, shtetasi D.M. 18 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar një Volksëagen, është përplasur me një Benz të drejtuar nga K.B. 19 vjeç, banues në Fier.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasja S.H. 18 vjeçe, banuese në Fier, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin mjekësor.