Grabitet posta në Durrës gjatë natës, policia arrin të kapë autorët

Grabitet gjatë natës një postë në lagjen nr.4 të Durrësit. Ata kanë hyrë me forcë duke thyer derën  dhe kanë synuar paratë e pagesave që kryheshin në të. Nuk dihet shuma e saktë ende, por ka qënë e konsiderueshme.

Policia i ka ndjekur autorët dhe ka arritur t'i arrestojë, ende në rrethana të panjohura. 

Mësohet se atyre iu është gjetur me vete edhe sasia e parave që kishin marrë dhe u është sekuetsruar.

Hetuesit ndodhen në vendin e ngjarjes për mbledhjen e provave.

Dyshohet se grupi i grabitësve është nga zona e Kënetës,  autor edhe i vjedhjeve të tjera të ndodhura në zonë.