FOTO/ Plas sherri tek LGBT gjatë paradës

Një grup femrash është përfshirë në një sherr brutal gjatë paradës së komunitetit LGBTI në San Francisco.

Zënka filloi kur një grua pyeti një tjetër nëse këngëtari Kehlani ishte akoma në skenë.

Fakti që mori përgjigje fyese për artistin homoseksual shkaktoi sherrin prej 7 minutash në eventin e së dielës.

Studenti që filmoi ngjarjen, Navdeep Thind tha: "U bë tepër brutale. Njerëzit po e quanin si ndeshje boksi mes femrash dhe në të vërtetë ashtu ishte. Shihnim shumë fytyra të përplasura në tokë."

Pavarësisht rrëmujës së shkaktuar, policia nuk bëri asnjë arrestim dhe koment për ngjarjen.

Parada vjetore mblodhi mijëra pjesëtarë të komunitetit, të cilët manifestuan për të drejtat e tyre.