E kryer/ Ja kombëtarja që do drejtojë De Biazi

Pak ditë më parë, ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Xhiani de Biazi u shpreh se po pret përfundimin e Kupës së Botës, pasi ai do të marrë drejtimin e një skuadre që është pjesë e atij turneu.

Në fillim u aludua për ndonjë skuadër të vogël, por në fakt e ardhmja e De Biazit duket se do të jetë në Poloni. Sipas “Tutto Mercato Web”, trajneri aktual i Polonië, Adam Naualka do të shkarkohet nga puna pas Botërorit, duke qenë se Polonia e sheh veten jashtë Kupës së Botës.

Pasues i tij në krye të stolit polak, pritet të jetë Xhani De Biazi, i cili më parë ka arritur të çojë Shqipërinë në Euro 2016, aty ku Shqipëria debutonte për herë të parë.