VIDEO/ Kalon semaforin me të kuqe, ja pasojat
Kamerat e sigurisë kanë filmuar një aksident vërtet të frikshëm. Një makinë hyn me të kuqe në momentin kur do të kalonte treni. Policia ka nisur kërkimet për shoferin e automjetit që u përfshi në aksidetin e frikshëm të ndodhur të martën pasdite në qytetin Xiangran të Kinës.
Pavarësisht alarmit, shoferi hyn me të kuqe duke besuar se do të kalonte pa u prekur por shikoni videon si është përplasur nga lokomotiva.
Makinisti u përpoq të ndalonte por nuk mundi dhe përplasi makinën.
Fatmirësisht veç shoferit nuk ka pasur njeri tjetër në makinë.
Policia ka nisur kërkimet për drejtuesin e makinës i cili menjëherë pas aksidentit u zhduk.