I lumtur për golin, ja çfarë deklaron Blerim Xhemaili pas kualifikimit të Zvicrës

Ylli i Kombëtares së Zvicrës, Blerim Xhemaili, u shpreh i kënaqur me golin e shënuar ndaj Kosta Rikës.

Por, Xhemaili pati vërejtje për performancën e tij, megjithatë ai beson se Zvicra mund të jetë befasia e këtij kampionati.

“Jam i lumtur për golin tim, por jo për lojën. Por, është mirë që kemi kaluar grupin, ëndrra vazhdon të jetë e gjallë. Ka pasur shumë befasi dhe ne mund të jemi një ekip tjetër që shkakton befasi”, u shpreh Xhemaili.

Zvicra nuk ka asnjë humbje, por dy barazime dhe një fitore nga tri ndeshjet në Grupin E.

Në turin tjetër Zvicra do të përballet me Suedinë.