FOTO/ Me Brazilin apo me Argjentinën? Për kë bën tifo velina superseksi e ‘Tv Klan’

Vetëm disa ditë më parë ajo u shfaq në një foto që bëri xhirron e rrjeteve sociale me fanelën e përfaqësueses së Brazilit, por sot velina superseksi e “Tv Klan”, Alesia Bami, ka veshur fanelën e Argjentinës.

Në të dyja fotot Alesia ka dalë “shpërthyese” dhe si gjithmonë tepër seksi, aq sa edhe dy ekipet fanelat e të cilëve ka veshur do të ishin krenarë nëse do ta kishin tifoze.

Por ende nuk dihet saktë nëse këto fanela Alesia i vesh vetëm për të bërë foto, apo bën tifo vërtetë.

Megjithatë një gjë është e sigurt… Alesia edhe këtë herë ka bërë “gol” me fotot seksi me fanela braziliane dhe argjentinase dhe poshtë vetëm me bikini.