Policia jep detaje për aksidentin në Laç, ja si ndodhi dhe kush janë të plagosurit

Drejtoria Vendore e Policisë së Lezhës ka dhënë detajet e para për aksidentin e mbrëmjes së sotme. Sipas Policisë, mësohet se sonte, rreth orës 21:45, në aksin rrugor Laç – Kryqëzimi i Patokut, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i shinave të trenit", mjeti tip “Audi” me drejtues H. L., 25 vjeç banues në Laç dhe mjeti tip BMË me drejtues shtetasin R. B., 23 vjeç banues në Laç, kanë humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe kanë rënë në kanalin anësor të rrugës.

Për pasojë janë lënduar 2 drejtuesit e mjeteve të cilët janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin por kryejnë veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.