Meksikanët ‘falen’ para ambasadës koreane për eliminimin e Gjermanisë

Meksikanët nuk njohin limite, dhe ekzaltimi pas kualifikimit në grup, për më tepër duke lënë jashtë edhe Gjermaninë, i ka kaluar të gjithë kufijtë.

Tifozët nuk u përmbajtën pas përfundimit të ndeshjes, dhe shkuan duke kënduar përpara ambasadës koreano-jugore në Meksikë.

“Koreanë, vëllezër, tani jeni meksikanë”.

Edhe zyrtarët e federatës, vendosën të lënë zyrat dhe iu bashkuan festës.