FOTO/ E bukur dhe ekzotike, Poni duket si një vajzë latine

Këngëtarja mjaft e famshme shqiptare, Poni, është një nga personazhet më të dashura për publikun shqiptar.

Ajo është vazhdimisht aktive në profilin e saj në Instagram, në të cilin hedh foto e video të ndryshme, teksa eksperimenton përherë me pamjen e saj.

Së fundmi, ajo është nisur për disa ditë pushimi bashkë me familjen e saj në plazhet magjepsëse të Puerto Ricos. Për t’u përshtatur më shumë me vajzat vendase, Poni ka hequr dorë nga flokët e shkurtra me baluke dhe ka kapur disa gërsheta të vogla.

E veshur me bikini dhe me një pije ekzotike në dorë, Poni ka pozuar përpara aparatit, duke treguar pamjen përrallore dhe duket si një latine e vërtetë, me trupin e nxirë dhe flokët gërsheta të zeza.