FOTO/ Xhemaili shënon gol, ja çfarë ka postuar ish-gruaja e tij në instagram

Blerim Xhemaili shënoi golin për Zvicrën në ndeshjen ndaj Kosta Rikës, që përfundoi në shifrat 2-2. Për golin që duket të jetë shumë i rëndësishëm për kombëtaren e Zvicrës, që duket se ka siguruar një biletë për në fazën tjetër, ka reaguar edhe ish-gruaja e tij, Erjona Sulejmani.

Ajo ka postuar një foto në Instagram, të Xhemailit, teksa e ka shoqëruar edhe me disa ikona duartrokitje.