U dha racion ushqimi shtesë, Kim Jong-Un ekzekuton oficerin e lartë

Kim Jong-un ka urdhëruar ekzekutimin e një oficeri të lartë të ushtrisë me 90 plumba për shkak se u kishte dhënë trupave të tij racione shtesë ushqimi dhe karburanti.

Sipas mediave të huaja ai u ekzekutua me 90 plumba nga 9 ushtark të cilët po ashtu janë të dënuar me vdekje.

Gjenerali Hyon Ju-song thuhet se u vra pasi u shpall fajtor për akuzat për “abuzimin e autoritetit dhe duke u angazhuar në akte anti-partiake”.

Ai mësohet se kishte thënë: “Ne nuk duhet të vuajmë dhe të shtrëngojmë rripat tona për të bërë raketa apo armë bërthamore”.

Kështu ai u ka thënë trupave të dërgojnë një ton karburant, një sasi të konsiderueshme orizi dhe misri për ushtarët në Stacionin e Nisjes dhe familjet e tyre.

Dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, duke i parë këto veprime si tradhti thuhet se ka urdhëruar vrasjen e tij.