Akoma nuk ka përfunduar faza e grupeve, por vendoset një tjetër rekord

Edson Alvarez i Meksikës nuk ka pasur një ditë dhe aq të mirë sot, ku ekipi i tij u mposht nga Suedia me rezultatin 3-0, dhe rrezikonte që të eleminoheshin nëse Gjermania do të fitonte me Korenë.

Ai ishte autori i golit të tretë ku e futi në portën e tij, por ky gol ka vendosur një rekord.

Akoma nuk ka përfunduar faza e grupeve por deri më tani janë shënuar 7 autogola si në asnjë botëror tjetër, një rekord absolut.