VIDEO/ Surpriza e madhe! Ja me kë është duke e parë Meta ndeshjen e Zvicrës

Ashtu siç edhe e kishte paralajmëruar, Presidenti i Republikës, Ilir Meta tashmë e ka bërë zakon që të ndjekë çdo ndeshje të Zvicrës, e cila sonte luan përballë Kosta Rikës.

Por këtë herë presidenti është duke e ndjekur ndeshjen me një person shumë të veçantë. Personazhi surprizë është vetë Era Istrefi, e cila është edhe këngëtarja e cila këndon këngën e këtij Botërori.

Istrefi është ndalur në Shqipëri për të para Zvicrën bashkë me Presidentin Meta, një ditë para se të niset drejt Moskës për të kënduar këngën në finalen e Kampionatit Botëror.

Era ishte e shoqëruar dhe nga morat e saj Nora Istrefi dhe kunati Robert Berisha.

Në krah të Presidentit edhe kampioni i njohur Gjetan Keta, tenori Kastriot Tusha, futbollistja e njohur e Kombëtares shqiptare për femra, Cyme Lulaj, këngëtarët Kastro Zizo dhe Robert Berisha e shumë personalitete të sportit e kulturës.

Kujtojmë që Era Istrefi ka refuzuar ftesën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.