Bukuroshja e Botërorit 2010, Larissa Riquelme e ka humbur shkëlqimin e dikurshëm /FOTO

Bukuroshja e botërorit të vitit 2010, Larissa Riquelme e ka humbur shkëlqimin e dikurshëm

Larissa Riquelme, bukuroshja e kombëtares së Paraguait, kishte hipnotizuar publikun në Kupën e Botës së vitit 2010 që u zhvillua Afrikën e Jugut.

Ajo kishte veshur një fanellën që e shfaqte tejet seksi dhe tërhoqi vëmendjen e mediave të huaja në kampionatin botëror që u mbajt para tetë vjetëve

Por, ajo duket se ka humbur shkëlqimin e dikurshëm nëse bazohemi në imazhet e sjella në rrjetet sociale.

Sot ajo është 33-vjeçare, por ajo është e njohur se pas kampionatit të jetë fotografuar disa herë lakuriq, e cila ishte një trampolinë për t’u bërë modele dhe TV prezantuese.

Ajo është aktive në rrjetet sociale, ku ka publikuar imazhet që më nuk është aspak tërheqëse. Ajo aktualisht jeton në Meksikë me burrin dhe vajzën e saj, ata u zhvendos vitin e kaluar, kur Jonathan bashkuar klubit të futbollit “Lobos”.

Larisa, përveç modelimit, herë pas here merret me xhirimie. Projekti i saj i fundit ka qenë paraqitja në serialin “Antes del Mediodia”.

Tre vjet më parë ajo mori pjesë në shfaqjen e famshme “Dance with the Stars”.

Ndoshta në shikim të parë i panjohur, por pa dyshim do të mbahet mend si “bukuroshja e Kupës së Botës”.