PD: Rama nuk do zvarrisë shqiptarët edhe 1 vit për të marrë një refuzim tjetër

Dështimi i Kryeministrit Rama dhe qeverisë së drejtuar prej tij për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian është komentuar sërish nga drejtuesit e lartë të opozitës shqiptare.

Nënkryetari i PD Edi Paloka akuzoi Kryeministrin Rama se ka 5 vjet që po stopon integrimin e vendit.

Ja postimi i plotë i Edi Palokës:

“Koha e Edi Rames ka mbaruar! 
Ai eshte deshtimi me i madh i Shqiperise ne keto 28 vjet. 
Ka thyer çdo rekord negativ te paraardhesve socialiste, duke stopuar per 5 vjet integrimin e Shqiperise. 
Edi Rama nuk mund dhe nuk do ta kete shansin qe te zvarrise shqiptaret edhe nje vit tjeter per te marre nje refuzim tjeter. Shqiptaret nuk kane me kohe per te humbur! 
Koha e Edi Rames ka mbaruar!”