Rama vazhdon avazin: BE na hapi negociatat

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me anëtarët e qeverisë ka reaguar pas vendimit të djeshëm në Luksemburg, që dhanë ministrat e jashtëm të vendeve europiane, për shtyrjen e negociatave me një vit.

Rama tha se datë të caktuar për çeljen e negociatave nuk kishte, ndërsa shtoi se tashmë është hapur drita jeshile për çeljen negociatat.

“Pas shumë muajsh përpjeke të përditshme, mes dallgëve të ngritura artificialisht nga opozita esadiste, që s’la vesh të huaj pa përmbytur mes dallgëve të Shqipërisë, Shqipëria mori datën zyrtare të çeljes së negociatave. Pas datës u çel drita jeshile për anëtarësim në BE. E dhimbshme por e vërtetë, qe teksa ne merrnim telefonata urimi, opozita jonë esadiste, dhe mediat e saj, hidhnin gurët e vulgaritetin të tyre për tu prishur shqiptarëve lodhjen e shumifishtë. ‘U shty data’, ‘u shty data’ se Europa nuk pranoi narkoshtetin. Çfarë vulgariteti, çfarë poshtërisë! Si mund të shtyhet një datë që nuk është vënë? Si mund të flitet kështu kaq ligësisht dhe poshtërsisht për vendin tënd! Si mund të keqtrajtohen brutalisht zgjedhësit e tu si të ishin kope qorrash që duhen hedhur në lumë!”, tha Rama.