Më në fund gëzohet edhe Geri Lineker, ja si e ka modifikuar shprehjen për gjermanët

Geri Lineker vazhdon të përditësojë shprehjen e tij të famshme, se “futbolli është një lojë e thjeshtë, ku 22 burra ndjekin një top, dhe në fund fitojnë gjithmonë gjermanët”.

Pasi e modifikoi pas fitores së gjermanëve me Suedinë në sekondat e fundit, ku tha se: “Futbolli është një lojë e thjeshtë, 22 burra ndjekin topin për 82 minuta dhe gjermanëve u del një lojtar me karton të kuq, kështu që 21 burra ndjekin topin për 13 minuta dhe në fund fiton gjithmonë Gjermania”.

Pas skualifikimit të Gjermanisë që në fazën e grupeve, tashmë ai ka një thënie të re: “Futbolli është një lojë e thjeshtë. 22 burra ndjekin një top për 90 minuta dhe në fund, gjermanët nuk fitojnë më gjithmonë. Versioni i kaluar është tashmë i izoluar në histori”.