Budina: Nuk ka marrëveshje, Veliaj po bën lojë politike

Regjizori Robert Budina i ftuar në ‘Fax News’ për të folur në lidhje me Teatrin Kombëtar pas takimit të Veliajt me Arben Derhemin, Altin Bashën dhe Alfred Trebickën, ka deklaruar se nuk ka asnjë marrëveshje pasi nuk ka palë.

Budina ka thënë se ky takim ishte një lojë politike e Veliajt që po tejkalon artistët. Sipas tij në këtë rast përfiton vetëm poltike pasi po mundohet ta çojë debatin tek detajet teknike dhe jo tek diskutimi në parim që ka të bëjë me projekt-ligjin e paraqitur nga Ministria e Kulturës.

“Nuk ekziston marrëveshja, kur bëhet fjalë për atë pronë që është e gjithë shqiptarëve është e vështirë që të vendosin disa persona. Kam përshtypje që kjo lojë po na tejlakon ne artistëve, po luhet lart me politikën dhe përfituesja është politika.

Nëse ne e ulim bisedën në çështjet teknike, këtu biem pre e politikës, politika po përfiton me atë ligj.

Bashkia, e para nuk ka tagër si negociatore, duhet ta bënte Ministria e Kulturës, ajo e ka bërë ligjin. dhe këtu ka një shkelje të madhe, duhet të vinte Ministrja Kulturës ose kryeministri. Mënyra se si po bëhet është një gjë jodinjitoze.

Ky është një ligj katastrofik, cënon pronën publike, nëse bie Teatri Kombëtar nuk ka më asnjë pengesë. Kalaja e fundit e rezistencës përpara se ta fshijë gjithçka leku është Teatri Kombëtar”, tha Budina.

Ndërkohë që ndërhyrjen e opozitës për të thirrur në dëgjesë Veliajn ai e ka cilësuar si korrekte për të ruajtur trashëgiminë.

“E shoh si një veprim korrekt për të ruajtur trashëgiminë. Duhet të biem dakord në fillim në parim për ligjin që ky ligji cënon pronën publike, është një ligj i rrezikshëm”, deklaroi Budina.

Nga ana tjetër regjizori thotë se kjo është një çështje interesash dhe artistët janë të përdorur në këtë mes.

“Këtu luhen interesa dhe është çështje interesash, këta artistë janë të përdoru nga interesa të caktuar, jo se janë shitur apo paguar, por për të gjetur një zgjidhje po tregohen pragmatistë.

Tani flitet për negociata që Veliaj thotë se nuk do të preket trualli i Teatrit Kombëtar, dhe ishin ne që e çuam deri këtu pasi në fillin parashikohej që Teatrit i merrej territori. Por kjo ishte një shans për të ruajtur dinjitetin.

Kjo lojë është e paracaktuar, ata do marrin atë që duan. Sot në orën 7 ne do të vazhdojmë protestën se Teatri Kombëtar është pronë e popullit, nuk përfaqësojnë shqiptarët këta 65 artistë që kanë firmosur për Teatrin, ne kemi 780 qytetarë që kanë firmosur për të mos e shembur Teatrin Komëtar, dhe janë qytetarë intelektualë e tjerë, si i bëhet tani kush ka të drejtë? Ne do të sqarojmë që Teatri Kombëtar është një trashëgimi kulturore dhe do marrim njerëz, ekspertë që të tregojnë se Teatri Kombëtar ia vlen.

Nuk e pranoj Erion Veliajn si negociator, është lojë e politikës, shokët thonë që ai është palë, por nuk thotë kështu ligji, është Ministria e Kulturës.

Veliaj është mjeshtër për ti shitur sikur këtë janë përfaqësues të komunitetin por ata shkuan atje personalisht”, tha Robert Budina.

I pyetur se pse artistët po lëshojnë për shembjen e Teatrit Kombëtar, Budina deklaroi se kjo vjen nga lodhja e tyre pasi i kanë çuar deri në këtë deregje që të tregohen pragmatistë por pa menduar për trashëgiminë kulturore, do e kuptojnë me kalimin e kohës çfarë kanë bërë.

“I bëri Pamundësia totale se i kanë rraskapitur, i kanë çuar në këtë pikë vuajtje me qëllim”,