Geti dhe Majk kanë blerë klikimet e këngës së re? Luana Vjollca i nxjerr zbuluar

Kur ende nuk është shuar shija e suksesit, nga klipi i ri i hitit që u publikua vetëm ditën e djeshme, dy këngëtarët e njohur të muzikës shqiptare janë "shënjestruar" keq nga fansat e tyre.

Kështu, "Paris Milano" është hiti më i ri muzikor që u lançua dje, si bashkëpunim mes dy artistëve më IN të momentit, Getoar Selimi dhe Majk.

Por, vetëm pak minuta pasi hiti u bë publik, ishte Luana që bëri share videon e këngës në profilin zyrtar në instagram. Ajo që u ra menjëherë në sy fansave ishte një detaj në lidhje me numrin e klikimeve. Videoja rezultonte të kishte 35 shikime dhe 635 pëlqime. Kaq ka mjaftuar dhe fansat i kanë sulmuar me komente nga më të ndryshmet.

Por, realisht ajo çka mund të ketë ndodhur, është fakti se YouTube ndoshta nuk arrin të treagojë shifrat reale të klikimeve për shkak të numrit të madh të shikimeve që kënga merr sapo publikohet.

Ku i dihet!/class/