Dështim me negociatat, Basha: Ambasadorët dhanë dëshmi të rreme

Në një konferencë për mediat mesditën e sotme, kreu i PD-së Lulzim Basha shigjetoi edhe disa prej ambasadorëve në Tiranë.

Sipas tij, vendimi i BE-së është edhe për faj të atyre, që kanë mbajtur të fshehtë realitetin në Shqipëri.

Për kreu e opozitës, ambasadorët kanë dhënë dëshmi të rreme me atë që kanë raportuar në BE apo vendet e tyre.

Nuk i komentoj fare deklaratat e diplomatëve në Tiranë.

Dështimi i sotëm është dështimi edhe i atyre që dhanë dëshmi të rreme, u bënë njësh me propagandën e Edi Ramës, nuk panë drogën, nuk panë krimin, nuk panë korrupsionin.

Por siç e kemi thënë në Europë nuk hyhet me mashtrime, nuk hyhet me gënjeshtra, nuk hyhet me fasada dhe ky është realiteti me të cilin përballemi sot.

Kjo është fatura e gënjeshtrave, mashtrimeve, pavarësisht se nga vihet dhe kush i bën’, deklaroi Basha, kur u pyet nga gazetarët se disa ambasadorë mendojnë që vendimi i BE është lajm i mirë.