Ish zyrtari i SHBA: Maqedonia e Veriut pasqyron realitetin dhe historinë

Emri, Republika e Maqedonisë së Veriut. tingëllon shumë bukur dhe pasqyron realitetin dhe historinë në rajon, tha ish përfaqësuesi special amerikan në Ballkan, Xhemjs Perdju.

Sipas tij kryeministri grek dhe ai maqedonas Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev treguan guxim të madh politik për marrëveshjen për emrin që sipas Perdju, do ta ndryshon rrugëtimin e kombit maqedonas dhe të tërë rajonit. 

Ai e përshëndeti edhe vendimin e djeshëm të këshillit të ministrave në Luksemburg për fillim të negociatave të Maqedonisë me BE-në. 

I pyetur për pozitën e administratës së tanishme të SHBA-së në raport me kyçjen e Maqednisë në NATO, Perdju tha se qëndrimi i Uashingtonit është i njejtë dhe konsistent me atë të vitit 2008. 

"Mbështesim antarësim në NATO dhe nuk shoh shkak pse ky qëndrim do të ndryshonte", potencoi Xhejms Perdju.