Prapaskenat për ti dhënë edhe një shans Shqipërisë problematike, 10 orë debate

Media pranë BE-së ‘Euractiv’ në një analizë të sajën e përshkruan si ‘një kompromis të dhimbshëm’ vendimin e Bashkimit Europian për të çelur vitin e ardhshëm negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë, gjithmonë nëse përmbushen kushte të caktuara.

Vendet anëtare, thuhej në njoftimin e presidencës bullgare në Twitter, i hapën rrugën bisedimeve të anëtarësimit me të dy këto shtete qershorin e vitit 2019,  pas 10 orësh debati.

Ministri austriak i Çështjeve Europiane, Gernot Bluemel, citohet se, ai i ka kërkuar ai Komisionit Europian, krahut ekzekutiv të bllokut, që të përgatisë terrenin për nisjen e negociatave, por me kushtin që të zbatohen më parë disa kushte.

Progresi duhet të përfshijë rezultate të mëtejshme të prekshme e të qëndrueshme lidhur me reformat e gjyqësorit, shërbimeve të sigurisë, administratës publike dhe luftës kundër korrupsionit. Duhet theksuar se është pikërisht Austria vendi që do të marrë presidencën e radhës së BE-së në muajin korrik.

Rezultati befasues, pavarësisht mbështetjes së gjerë të Bashkimit Europian, tregoi se peshën kryesore në dokumentin përfundimtar të këtij takimi e ka pasur pikërisht vendosmëria e presidentit francez Emanuel Macron për ta shtyrë një vendim mbi çështjen deri pas zgjedhjeve të parlamentit europian të muajit maj, nga frika e rritjes së ndjenjave anti-establishment.

Nga ana tjetër, ai tregon dhe një lloj synimi për të frenuar hovin e Gjermanisë dhe shefit ekzekutiv të BE-së, Jean Claude Juncker të cilët kanë kërkuar ta mbajnë Ballkanin Perëndimor jashtë influencës së Rusisë duke i ofruar të 6 vendeve të tij një rrugë të sigurt drejt anëtarësimit europian.

Rezervat e shprehura nga Franca dhe Holanda në Luksemburg ishin të qarta. Marrëveshjen për çeljen e bisedimeve e ka negociuar, sipas Euractiv, ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn.

Johanes Hahn shkruante në Tëitter se vendimi i marrë atje do të ishte thelbësor edhe për vetë besueshmërinë e BE-së. Me këtë “po” të pa plotë, Brukseli kërkon praktikisht t’i shpërblejë të dy vendet për progresin shënuar dhe t’i nxisë që të vazhdojnë rrugën e reformave.