Milani sot pret vendimin e FIFA-s, PSG-ja dhe United gati për sulm

Gjatë ditës së sotme, shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA do ta zbulojë vendimin e marrë për Milanin.

Klubi me traditë të madhe në Itali rrezikon tej mase përjashtimin nga Europa Ligë për sezonin e ri.

Në rast se Milan dënohet nga UEFA, ky lajm do t’i gëzojë dy klube, si; Manchester United dhe Paris Saint Germain.

Krejt kjo për shkak se “Djajtë e Kuq” janë në bisedime me Leonardo Bonuccin.

Gjithashtu, dënimi mund ta afroj Gigi Donnarumman drejt PSG-së. Presidenti i kampionit francez, e dëshiron me çdo kusht portierin italian.