Një tjetër i arrestuar për ekzekutimin e biznesmenit në Vlorë

Një tjetër person që ka apsur dijeni për ekzekutimin e biznesmentit Vasil Dervishaj në Vlorë u arrestua nga Policia e këtij qarku. I arrestuari quhet Donel.Sh., 28 vjeç, banues në Vlorë.

Donel Sh. kishte një masë sigurimi arrest me burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me Vendimin Nr.169, datë 20.06.2018 për veprën penale ''Moskallëzim krimi''.

Dënimi ishte dhënë lidhur  me ekzekutimin e Derivshajt në 4 qershor 2018 në lagjen ''Pavarësia''.

Aktualisht në burg janë tre persona për këtë vrasje: Nekid Arapi, Amarildo Grembi dhe A.Çaushaj.

Vasil Dervishaj është ekzekutuar me breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar.Ngjarja është shënuar në zonën e njohur si ish kombinati i peshkut, ose lagjja "Pavarësia". Viktima ishte me makinë dhe mendohet se është qëlluar pranë derës së makinës. Xhami i parmë dhe xhamat e pasagjerit ishin thyer.

Në informacionin paraprak të policisë së qytetit bregdetare thuhet se: Më datë 04.06.2018, në lagjen ''Pavarësia'' tek ish-kombinati i peshkut, është vrarë me armë zjarri shtetasi V.D., 29 vjeç, banues në Vlorë. Janë ngritur pika kontrolli dhe po krihet zona me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe për identifikimin e kapjen e autorit.

Edhe pse zyrtarisht policia rezervohet të japë detaje burime të ndryshme shpjegojnë se viktimës i ishte bërë pritë. Autorët pasi kanë qëlluar mendohet se janë larguar me një automjet tip benz me portbagazh ngjyrë e zezë. 

Vasil Dervishaj është pronar i një lokali dhe “Kafe Gimoka”-s, ndërkohë që është emër i njohur edhe për policinë e Vlorës, pasi ka qenë i arrestuar më parë për trafik droge.