Shira të dendur sot në Elbasan e Korçë

Sot në shumicën e qarqeve reshjet priten të jenë mesatare deri lokalisht intensive, ndërsa në qarqet Elbasan dhe Korçë pritet të ketë reshje intensive, deri lokalisht shumë intensive në qarkun Korçë. Në zona shumë të kufizuara të çdo qarku reshjet mund të jenë edhe në formë shtrëngate, më të mundshme në pjesët kodrinore-malore kryesisht nesër pasdite dhe në mbrëmje.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 19 / 23 °C
në vendet e ulëta: 17 / 22 °C
në vendet malore: 10 / 18 °C

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare (për momente të shkurtra deri e fortë.