Avioni i Elvis Presley përsëri në ankand, ja çmimi

Është i ndryshkur, i mungon një motor dhe ka qëndruar në një pistë në New Mexico për më shumë se 30 vite, por avioni privat i Elvis Presleyt ka dalë në ankand për herë të dytë në më pak se 2 vite.

1962 Lockheed JetStar, i cili ka qenë në pronësi këngëtarit dhe babait të tij Vernon, po shitet "ashtu siç është" në faqen e ankandit online IronPlanet.

Avionit i mungon një motor, kabina e tij ka nevojë për restaurim si edhe ngjyra e saj e jashtme e kuqe dhe e argjendtë ka zënë ndryshk.

Por shtëpia e ankandit ku Lockheed JetStar doli për herë të parë në shitje, GWS Auctions pretendoi se avioni 56-vjeçar brenda ishte në të njëjtën gjendje që e la Presley.

Por pavarësisht kësaj është hera e dytë që avioni i vjetër i Mbretit të muzikës del në ankand në dy votet e fundit.

Pronari aktual ka paguar 430.000 dollarë për aeroplanin majin e vitit të kaluar, shumë poshtë çmimit të parashikuar të shitjes prej 2-3.5 milionë , sipas listës së GWS nga 2017.