Holanda vendos gjoba për burkat në institucione publike

Dhoma e Epërme e Parlamentit holandez ka miratuar një ligj që ndalon mbulimin e fytyrës dhe veshjet e tjera që mbulojnë fytyrën në vende publike siç janë shkollat, spitalet dhe ndërtesat qeveritare.

Ligjvënësit përmendën arsyet e sigurisë kur paraqitën legjislacionin, ndërkohë që ndalimet nuk do të bëhen në rrugë.

Helmetat e motorit dhe maskat e skive përfshihen në ndalim dhe njerëzit që shkelin ligjin e ri përballen me gjobë deri në € 410 ($ 430).

Projektligji u miratua nga Dhoma e Ulët në vitin 2016, pas dështimit të përpjekjeve për të imponuar një ndalim më të përgjithshëm ndaj burkave dhe mbulesave të tjera që mbulonin fytyrën.

Trupa kryesore këshilluese e qeverisë holandeze në vitin 2015 tha se zgjedhja për të mbajtur një vello islamike është e mbrojtur nga e drejta kushtetuese për lirinë e fesë dhe se nuk ka arsye për ta kufizuar atë të drejtë.