Rama, lobisti i korrupsionit, krimit e trafiqeve ja arriti të pengojë hapjen e negociatave…

Fatkeqësisht vendimi i ministrave të jashtëm të BE për Shqipërinë, troç e shkurt është:

  • Negociatat nuk hapen…
  • Nuk ka për këtë vit asnjë datë për të diskutuar këtë çështje…
  • Për më tepër do t’ju vendosim kushte shtesë meqenëse detyrat e lëna s’janë realizuar …
  • Do t’ju monitorojmë me intensivisht dhe më fuqimisht se më parë…
  • Shohim e bëjmë vitin tjetër…sepse gjithçka fillon nga fillimi…

Franca, Hollanda dhe Danimarka, pasi e “grisën” raportin e Komisionit Europian, përcaktuan qëndrimin realist, bazuar në vlerësimet e mëposhtme:

  • Korrupsioni nuk ështe luftuar nga qeveria dhe mbetet një fenomen endemic dhe shqetësim i madh…
  • Lidhjet e qeverisë me kriminelët e janë bërë më të ngushta e më të fuqishme…
  • Shqipëria është kthyer në vendin e parë në Europë për kultivimin e kanabisit…
  • Qeveria është e lidhur me trafikantët e drogave dhe të armëve…
  • Reforma në drejtësi nuk është realizuar dhe drejtësia po vendoset nën kontroll politik…
  • Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE…
  • Reputacioni negativ i Shqipërisë në sytë e qytetarëve europianë do të ndikonte në rezultatin zgjedhor të vitit të ardhshëm...

Thënë ndryshe:

  • Rama dhe qeveria e tij janë përgjegjësit kryesor për këtë fatkeqësi historike për vendin e shqiptarët…
  • Rama dhe qeveria e tij ja arritën qëllimit që me paratë e korrupsionit, krimit dhe të drogës të kthehen në lobistët e vërtetë të moshapjes së negociatave…dhe shtyrjes së tyre në kalendat greke…
  • Rama dhe qeveria e tij nuk ja arritën dot që moshapjen e negociatave të maskonin me sjelljen e 600 mijë azilkërkuesve afrikanë dhe ish-luftëtarëve të ISS në Shqipëri…
  • Rama dhe qeveria e tij e dinë tani që i presin protestat dhe revoltat popullore dhe po nxitojnë që ta paraqesin dështimin si sukses…ta mbulojnë diellin me shoshë…
  • Rama dhe qeveria e tij janë të paturpshëm se në vend që të ulin kokën e të largohen që të qetësojnë qytetarët dalin e sajojnë broçkulla suksesi imagjinar…duke bërë harakiri me falënderime
  • Rama dhe qeveria e tij nëse vazhdojnë në këtë linjë po ju demonstrojnë shqiptarëve ose se arroganca e tyre është ekstremale ose janë të sëmurë shumë rëndë…

Përfundimisht mund të thuhet se Rama dhe qeveria e tij të mbytur nga dallgët e korrupsionit, krimit dhe të trafiqeve kërkojnë të ruajnë milionat e parave të psita duke vazhduar të mashtrojnë, të gënjejnë, të tallen dhe të luajnë me fatkeqësinë e shqiptarëve që ju mbyllën dyert e Europës…

Në fillim të javës tjetër duhet të bashkohen të gjithë qytetarët e ndershëm e të përgjegjshëm për të ndëshkuar përgjegjësit e kësaj fatkeqësie historike… Ramën dhe qeverinë e tij… dhe të gjithë kupolën e Rilindjes…

Opozita duhet që nga momenti i deklarimit publik të këtij vendimi nga Këshilli Europian duhet të vendoset në ballë të këtij bashkimi qytetar…

Syri.net/ 26 qershor 2018

(*) Autori është ish-Ministër i Jashtëm i Shqipërisë në periudhën 2003-2005.