Dokumenti/ Ja kushtet e reja që BE i ka vendosur Shqipërisë për hapjen e negociatave

Bashkimi Evropian vendosi sot që të shtyjë hapjen e negociatave me Shqipërinë, me arsyetimin ese Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë.

Në dokumentin e BE-së, thuhet qartë që Shqipëria duhet të tregojë prova dhe fakte konkrete në lu8ftën kundër krimit, drogës, korrupsionit dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi.

 “Këshilli inkurajon Shqipërinë që të ndjekë intensivisht reformën në drejtësi, e cila synon rritjen e pavarësisë, llogaridhënies, profesionalizmit dhe efikasitetit të sistemit gjyqësor, sidomos përmes avancimit të procesit të vetingut, i cili është vendimtar për suksesin e reformës.

Këshilli mirëpret përpjekjet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke vënë në dukje se çmontimi i grupeve të krimit të organizuar mbetet një sfidë e rëndësishme”. Këshilli inkurajon gjithashtu Shqipërinë që të vazhdojë dhe thellojë përpjekjet për të reduktuar kultivimin e kanabisit, duke u mbështetur në rezultatet e rëndësishme të vërejtura gjatë muajve të fundit. “Shqipëria duhet të intensifikojë përpjekjet në të gjitha këto fusha dhe të sigurojë që rezultatet e mëtejshme të prekshme të arrihen edhe në luftën kundër korrupsionit në nivel të lartë”-thekson më tej në dokument.

Këshilli vë në dukje se dialogu i qëndrueshëm dhe konstruktiv midis qeverisë dhe opozitës mbi reformat lidhur me BE mbetet thelbësore për të avancuar në rrugën drejt BE-së.

“Duke pasur parasysh përparimin e mësipërm, në veçanti për pesë prioritetet kyçe, Këshilli pajtohet që t’i përgjigjet pozitivisht progresit të mësipërm të bërë nga Shqipëria dhe përcakton rrugën drejt hapjes së negociatave për anëtarësim në qershor të vitit 2019”-thekson dokumenti.