Rama bën “zbulimin” e madh/ 72 orë luftova me dallgë, jemi ne Europë

Edi Rama duket se e ka mbyllur përfundimisht kapitullin politik, por jo vetëm atë.

Po ta lexosh me vëmendje sjelljen e tij pas refuzimit kategorik të BE per ti hapur rrugën Shqipërise me Ramën, ky i fundit duket se ka mbyllur edhe kapitullin e një njeriu që kupton, ose e thënë më qartë, kapitullin e një njeriu normal. Ka nje dokument te miratuar perfundimisht ku Shqipërisë nuk i hapen negociatat dhe do të merret në shqyrtim vetëm ne fund të vitit 2019, ndërsa Rama shkruan;

"Pas 72orësh mes dallgëve të brendshme të BE Shqipëria i’a doli të marrë datën për hyrjen në portin e Europës së Bashkuar ???????? ????????Rezultatet e reformave tona bënë që dhe më skeptikët të njohin Meritën e Shqipërisë e të Maqedonisë ????Një betejë tejet e vështirë u fitua lufta vijon ??"

Por cfare thotë Rama e çfarë thotë dokumenti më poshtë: 

“Vendimi për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë do t'i nënshtrohet përfundimit të procedurave parlamentare kombëtare dhe miratimit nga Këshilli Evropian dhe do të pasohet nga Konferenca e parë Ndërqeveritare nga fundi i vitit 2019 në varësi të progresit të arritur.”