Berisha: Ky ishte dështim i Ramës dhe qeverisë drogës

Me anë të një postimi në Facebook, ish-kreu i qeverisë shkruan se Rama dhe Bushati e quajnë dështimin sukses. Sipas tij ky ishte një dështim i plotë i qeverisë shqiptare dhe narkoshtetit.

Ja postimi i Berishës:

Një dështim i plotë dhe i merituar i Noriegës dhe Narkoshtetit të tij!

Të dashur miq, pasi kishin premtuar hapjen pa kusht të negociatave në qershor të vitit 2018, narkoqeveritarët me në krye Noriegën morën sot për të dytën herë kartonin e kuq mos hapjen e negociatve me BE!

Me gjithë këtë, Noriega dhe narkoministrat e tij, si horra dhe fundërrina, për të mashtruar shqiptarët me gojën e Ditziut shprehin gëzim dhe servirin si sukses vendimin për shtyrjen dhe vendosjen e kushteve për hapjen e tyre në fundin e vitit 2019 siç thotë deklarata e Këshillit të Ministrave.

Kësaj i thonë të konsiderosh dështimin sukses! Këta nuk kanë fytyrë, moral as dinjitet! Janë turpi i Shqipërisë, Ballkanit dhe Europës!