VIDEO/ Peruja shënon golin e saj të parë në Botëror, i prish punë Australisë

Peruja dhe Australia po luajnë në “Fisht Arena” ndeshjen e tretë të Grupit C, raporton Syri.net.

Në minutën e 18-të Peruja kalon në avantazh me anë të Carrillo, duke i prishur mjaft punë australianëve, të cilëve u duhet fitorja e kombinuar me humbjen e Danimarkës me Francën, për t’u kualifikuar.