Skënderbeu shet Xhejmsin në Azerbajxhan, firmos për tre vite me klubin e njohur

Gabala ka rrëmbyer sulmuesin e Skënderbeut, Xhejms Adenji. Pas Sabien Lilajt, edhe sulmuesi i kampionëve do t’i bashkohet të njëjtit ekip.

Siç raportojnë mediat nga Azerbajxhani, sulmuesi ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare për klubin.

Xhejms ndodhet në Shqipëri që prej vitit 2012. Ai ka luajtur për skuadra si Bylis, Laçi dhe së fundmi Skënderbeu.

Sulmuesi arriti të shënonte gjithsej 51 gola në 170 ndeshje në Superiore.

Gjithashtu 19 gola  arriti ti realizonte në Kupë dhe 4 në Kupat e Europës.