EMRAT/ 3 mijë euro fitime në ditë, në burg ‘biznesmenët’ e kokainës në Itali

Gjykata ka dhënë masat e sigurimit personal për 3 shqiptarët e arrestuar gjatë fundjavës në komunat italiane Bordighera dhe Vallecrosia (në provincën e Imperias).

Siç raportojnë mediat italiane: Ylber Luca, Adelina Laci, Mario Shaba, janë arrestuar si pjesë e një grupi trafiku kokaine.

Gjykata vlerësoi dje se arrestimi i shqiptarëve ishte i ligjshëm:

-Ylber Luca, pronari i barit “Tre stelle” në sheshin Valgoi (Bordighera).

Bashkëshortja e tij Adelina Laçi, që drejtonte restorantin “Cinquantasei” në rrugën “Libertà” (Bordighera).

-Mario Shaba, i punësuar në lokalin “Giro pizza” në Vallecrosia.

Gjykata ka vendosur të çojë në burg dy burrat, ndërsa gruaja është lënë nën masën e arrestit shtëpiak, duke vlerësuar se duhej të kujdesej për fëmijët.

Bizneset ‘Tre stelle’ dhe ‘Cinquantasei’ raportohet se janë vendosur nën sekuestro. Shpërndarja e kokainës në këto lokale, gjeneronin nga 2-3 mijë euro në ditë, sipas hetimeve.