Elbasan, merr flakë makina, digjet plotësisht...

Një automjet është djegur gjatë natës në Elbasan. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në lagjen "Çlirimi", ku mjeti tip "Porsh" me targa AA 177 TK, në pronësi të shtetasit M.M, 34 vjeç,  banues në lagjen "11 Nëntori" është përfshirë nga zjarri.

Mësohet se makina ishte i parkuar te ish terminali i autobuseve dhe si pasojë e flakëve ështe djegur pjesërisht. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku nga veprimet e para dyshohet që zjarri të mos jetë i qëllimshëm.

 Vijon ende puna për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit.