‘Dridhet’ Portugalia, ja çfarë e pret nëse pretendon finalen e Botërorit

Mes drithërimave në sekonda e fundit të lojës, Portugalia është kualifikuar në fazën tjetër të Kampionatit Botëror.

Gabimi i Ronaldos nga pika e bardhë i ka kushtuar shumë Portugalisë që pozicionohet e dyta në grupe dhe do të ketë një rrugëtim më të vështirë për të arritur në finale.

Nëse arrin të kualifikohet me Uruguain atë e presin ekipe si Brazili, Gjermania, Franca, Belgjika ose Anglia dhe Argjentina nëse kualifikohet.