Nëse referendumi për emrin në Maqedonisë nuk ka sukses, Zaev thotë se do të ….

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, në intervistë për 1TV, i pyetur se a do të jep dorëheqje nëse referendumi për emrin nuk ka sukses është shprehur i vendosur dhe i prerë: “Po, do të largohem nga pozita e kryeministrit, nëse nuk ka sukses referendumi në Maqedoni, por jam i sigurt se ai do te këtë sukses”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

“Pres përqindje serioze 75-85%, në pajtueshmëri me atë se sa janë deklaruar qytetarët për anëtarësim në BE dhe NATO. Qytetarët nuk kanë çfarë të zgjedhin, nuk kanë alternativë tjetër. Ata vetëm duhet ta konfirmojnë se duan që Maqedonia të jetë anëtarësim në BE dhe NATO”, tha Zaev.